
Sipas disa studimeve, shfaqja e thinjave vjen nga arsye të ndryshme që variojnë që nga stresi deri tek influenca gjenetike. Gjithsesi shfaqja e thinjave, siç shpjegohet nga studimet mjekësore, vjen si pasojë e mungesës së melaninës në folikul, pigmenti i cili i jep ngjyrë flokut tuaj.
Në momentin që organizmi nuk e prodhon më këtë pigment shfaqen thinjat, si pasojë e çngjyrosjes së fijeve të flokut. Ja receta natyrale që garanton rritjen e prodhimit të melaninës dhe zhdukjen e thinjave:
Përbërësit:
200 ml vaj lini
4 limona
3 thelpinj hudhër
1 kg mjaltë
Përgatitja:
Në mikser hedhim limonin e qëruar si edhe thelpinjtë e hudhrave. Pasi i kemi grirë shtojmë në të vajin e linit dhe mjaltin.
Masën e përftuar e përziejmë mirë dhe e hedhim në një kavanoz qelqi, për ta vendosur më pas në frigorifer.
Këshillohet që kjo masë të konsumohet 2 herë në ditë përpara vaktit (një lugë gjellë)
[xyz-ihs snippet="You-tube"]