Infeksionet urinare, si të siguroni shërim të shpejtë dhe të parandaloni rishfaqjen e tyre?

311

Na ndiqni ne:

Infeksionet urinare janë ndër infeksionet bakteriale më të shpeshta dhe prekin më së shumti femrat. Këto infeksione mund të bëhen kronike, me një shfaqje rreth 3 herë në vit. E. coli është bakteri më i zakonshëm përgjegjës për infeksionet urinare, të cilat, nëse nuk trajtohen në kohë dhe siç duhet, mund të rezultojnë fatale.

Qëllimi i terapisë ushqimore është të ruhet funksioni i veshkave, të kontrollohet presioni i gjakut, të acidifikohet urina në mënyrë që të evitohet shtimi i mikroorganizmave patogjen dhe të parandalohet bakteremia.

Ushqimet që rekomandohen dhe ato që duhet të evitohen

Nëse funksioni renal është optimal, marrja e mjaftueshme e proteinave cilësore është e domosdoshme. Ushqime si veza, mishi, peshku, mishi i pulës, dhe djathi duhet të jenë prezente në çdo vakt.
Thanat, kumbullat e kuqe dhe vishnje, prodhojnë acid hipurik, i cili rrit aciditetin e urinës. Misri, thjerrëzat, buka, brumërat, kikirikët, dhe arrat gjithashtu rrisin e aciditetin në urinë.
Marrja e mjaftueshme e ushqimeve me vitaminë C është e nevojshme për të parandaluar rishfaqjen e infeksionit. Ushqime të tilla janë agrumet, kivi, luleshtrydhet, specat e kuq.
1 lëng karote me portokall çdo mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë për të forcuar mbrojtjen kundër infeksionit.
Çaji i boronicës dhe trëndafilit të egër mund të ndihmojë, edhe pse nuk ka vërtetim shkencor për këtë.
Të evitohet kafeina dhe alkooli.
Të konsumohet ujë mjaftueshëm.
Të preferohen probiotikë dhe ushqime që i përmbajnë ato, si kosi i shtëpisë, sidomos pas përdorimit të antibiotikëve.
Cistiti i fshikëzës së urinës

Kur infeksioni prek fshikëzën e urinës, rezulton në dhimbje dhe irritim të saj. Persona të prekur nga cistiti raportojnë lehtësim të simptomave pasi ndërpresin konsumin e kafeinës, domates, specave, agrumeve, dhe erëzave pikante.