LAJME / E Hënë 4 Shkurt 2019, 15:03

Pija energjike e mëngjesit (që mund ta bëni në më pak se 30 sekonda)!

Mëngjeset më të mira fillojnë me një bum energjish që na vijnë nga xhenxhefili, limoni dhe shafrani i Indisë.

Pse kjo pije është kaq e fuqishme?

Limoni i jep një nxitje fantastike metabolizmit tonë. Xhenxhefili ka veti inflamatore të mahnitshme, një efekt anti-plakje që mund t?ju ndihmojë të largoni kilet shtesë.

Shafrani i Indisë është një aromë e dobishme shëndetësore dhe mund të shtypë rritjen e indeve yndyrore. Parandalon dëmtimin e ADN-së.

Ja si ta përgatisni:

Përbërësit:

3 limon të qëruar

pak xhenxhefil

2 lugë gjelle pluhur shafrani

1 gotë me ujë

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe më pas e kaloni në formën e kubave të akullit. E fusni në frigorifer, në ngrirje.

Çdo mëngjes merrni një kub dhe e shkrini në një gotë me ujë të nxehtë.

E trazoni për rreth 30 sekonda dhe më pas e pini. Do të vini re që gjatë ditës do të ndiheni plot energji!

[xyz-ihs snippet="You-tube"]