LAJME / E Diel 3 Shkurt 2019, 20:08

Surprizat e motit/ Këtë fundjavë hiqini xhupat, ja sa do të shkojnë temperaturat!

Duket se dita e fundit e javës në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të dobëta shiu dhe dëborë në veri.

Nesër në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje të dobëta. Më pas zonat jugore do të ketë reshje mesatare; në zona të kufizuara, reshjet do të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Gjithashtu në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta, kurse në qarqet e tjera nuk priten reshje. Njihuni më poshtë më me hollësi rreth motit:

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 15 / 18 °C

Në vendet e ulëta: 13 / 20 °C

Në vendet malore: 5 / 14 °C

ERA

Nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në pjesën perëndimore të territorit./d.m-tej.al

[xyz-ihs snippet="You-tube"]