LAJME / E Diel 3 Shkurt 2019, 10:10

Mos i ndani nga dieta juaj ditore! Këto janë 5 erëzat antikancerogjene

[xyz-ihs snippet="You-tube"]

Përdorimi i erëzave në gatime të ndryshme, për shije dhe aromë, por edhe për benefitet që ato mbartin është patjetër një zakon i mirë. Erëzat, që në antikitet janë konsideruar me veti kurative.

Ato kanë qënë zëvendësueset ideale të ilaçeve që më parë nuk kanë ekzistuar.

Bota mjekësore dhe shkencore ka rizbuluar veti antikancerogjene që gjenden tek erëzat. Ja cilat janë ato që ndihmojnë, parandalojnë apo luftojnë tumoret:

Kurkuma

Kjo erëz i ka vetitë e saj kurative pikërisht në përmbajtjen e kurkuminës. Një studim i kryer mbi 25 pacientë ka treguar që kurkumina ishte në gjendje të bllokonte proceset para-kancerogjene. Rastet e tumorit gjithashtu do të reduktohen tek personat që konsumojnë kurkuma çdo ditë, për periudha të gjata kohore në masën e 100 deri në 200 miligram.

Xhinxheri

Edhe kjo erëz, ashtu si kurkuma, është një erëz shumë e çmuar. Xhinxheri i freskët përmban xhinxherol, ndërsa xhinxheri i thatë përmban xhinxheron, i cili është përgjegjës për shijen pikante të kësaj erëze. Besohet se të dyja substancat shfaqin veti antioksidante dhe anti-inflamatore. Për këtë arsye mund të jetë mbrojtëse kundër kancerit, shpjegon Bethany Smith, nutricionist në Atlanta.

Piperi i kuq

Kjo erëz përmban capsaicina, një substancë e konsideruar si një antioksidant i fuqishëm. Disa studime të kryera në laborator, kanë treguar se capsaicina është toksike për qelizat e kancerit. Një tjetër studim i kryer nga studiuesit e Los Angeles School of Medicine e Universitetit të Kalifornisë zbuloi se capsaicina mund të jetë e dobishme për kufizimin e zhvillimit të kancerit të prostatës.

Piperi i zi

Ndoshta ju keni dëgjuar për mundësinë e kombinimit të kurkumës me piperin e zi, duke përfituar kështu një erëz të dobishme. Ky kombinim ka dëshmuar se është në gjendje të ndalojë rritjen e qelizave kancerogjene të lidhura me kancerin e gjirit.

Kanella

Kjo erëz është një nga më të vjetrat dhe të populluarat. Studimet e bëra mbi kanellën lidhen në veçanti për vetitë antikancerogjene të saj. Ekspertët e ?City of Hope Cancer Center? kanë zbuluar që ekstrakti i kanellës është në gjendje që të ndërhyjë me një proteinë, që i ndihmon tumoret për të siguruar një rezervë gjaku dhe ushqimi, i cili i ndihmon të rriten. Tani, ekipi i ekspertëve shpreson për të thelluar dhe për të konfirmuar studime të mëtejshme për aftësinë e ekstraktit të kanellës në pengimin e krijimit të tumoreve.