Historia prekese e tre burrave te moshuar. Dashuria Pasuria Suksesi.

514

Një grua doli nga shtëpia dhe pa tre burra të moshuar me mjekrra të gjata e të bardha, ulur në oborrin e shtëpisë së saj. Nuk i njohu.

Ajo u tha: “Nuk mendoj se ju njoh, por duhet të jeni të uritur. Ju lutem, ejani brenda të hani diçka”.

“A është brenda burri i shtëpisë?”, pyetën ata.

“Jo”, u përgjigj gruaja. “Ka dalë”.

“Atëherë nuk mund të hyjmë”, u përgjigjën ata.

Në mbrëmje, kur i shoqi erdhi në shtëpi, ajo i tregoi çfarë kishte ndodhur.

“Shko thuaju që jam në shtëpi dhe ftoji brenda!”

Gruaja doli dhe i ftoi.

“Ne nuk hyjmë në një shtëpi së bashku”, u përgjigjën ata.

“Pse?”, pyeti gruaja.