Arzu vendos t’i tregojë Xhenetit se Kaja e ka përdhunuar, ja ç’do ndodhë të hënën ne ‘Xhenet’

385

Selim gjen rrëmbyesin por atë e kap Kaja. Arzu shkon të bëjë dush ndërsa të burgosurat ja marrin rrobat nga valixhja. Arzu nxehet dhe u bërtet. E burgosura gjen në valixhen e Arzus foton e Xhenetit. Arzu zihet me të burgosurën që të marrë foton e Xhenetit.

Kaja përballet me Selimin dhe Jasharin. Selim betohet se do e gjejë rrëmbyesin. Ndërkohë Kaja e ka rrëmbyesin në makinë të lidhur. Selim i kërkon falje Xhenetit që nuk ju gjend pranë. Kaja mban në një dhomë të veçantë rrëmbyesin dhe e pyet çfarë kërkonte nga Xhenet.

Rrëmbyesi nuk tregon dhe Kaja i thyen gishtat. Arzu e merr fshehtas foton e Xhenetit dhe zihet me të burgosurën. Esma përpiqet t’i ndajë. E burgosura i pret dorën me brisk Esmas. Arzu u tregon gardianeve të burgut.Sema fillon të dyshojë për marrëdhënien e Kajas me Arzun dhe pyet Melisën për të mësuar më shumë. Kaja shkon të vizitojë Arzun. Arzu i thotë Kajas që do i tregojë të vërtetën Xhenetit sapo të dalë nga burgu.

Kaja shqetësohet kur e dëgjon këtë pasi Xhenet do mësojë që ai është përdhunues. Sema dhe Melisa shkojnë të vizitojnë Arzun dhe shohin Kajan. Kaja u thotë se erdhi për ta falenderuar Arzun meqë i shpëtoi jetën Xhenetit.Shërbyesja përpiqet të hyjë në dhomën ku Kaja mban rrëmbyesin. Halil kap mat shërbyesen dhe e ndalon të futet në dhomë./revistawho