LAJME / E Shtunë 26 Janar 2019, 23:11

Pastroni tavat dhe enët e shkrumbuara me dy përbërës brenda 3 minutash

Jeni lodhur duke fërkuar tavat dhe enët të cilat shkrumbohen në fund?

Pastrimi i enëve të shkrumbuara është një proces i bezdisshëm për të gjitha amvisat pasi zgjat në kohë dhe efekti nuk është asnjëherë ai që pritet. Por ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe efektive për të pastuar enët e djegura si nga jashtë dhe nga brenda.

Përbërësit:

50 gr sodë bikarbonati pluhur,

3 lugë gjelle peroksid hidrogjen.

Përgatitja:

Në një tas shtoni sodën e bikarbonatit dhe peroksidin e hidrogjenit. Përzieni derisa të krijohet një masë homogjene e ngjashme me një pastë.

Pastën aplikojeni në të gjithë sipërfaqen e shkrumbuar lëreni të qëndrojë 3 minuta dhe më pas me anë të një sfungjeri hiqni të gjithë shtresën e krijuar. Do e shikoni sesi soda në bashkëveprim me peroksidin e hidrogjenit do veprojë mbi enët tuaja.