
Burri më i vjetër i botës është ndarë nga jeta. Ai quhej Masazo Nonaka dhe ishte plot 113 vjeç.
Nonaka jetonte në veri të Japonisë në ishullin Hokkaido.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është dhënë nga vetë familja e tij, të cilët kanë treguar se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Mbesa e tij, Yuko ka thënë:
Ndihemi të trishtuar për humbjen e një figure kaq të madhe. Ai ishte tejet normal dje, por ndërroi jetë papritur dhe pa na shkaktuar ndonjë shqetësim.?
Kujtojmë këtu se ai kishte lindur në 25 korrik të vitit 1905. Japonia është një nga vendet, që njihet me jetëgjatësinë e popullit vendas.
[xyz-ihs snippet="You-tube"]