“Javën tjetër shfaqet Hëna e Përgjakshme, paralajmëron se fundi është afër”

327

Ja ku jemi përsëri, kanë kaluar vetëm 13 ditë nga viti i ri dhe botës, si duket, po i vjen fundi. Të paktën kështu pretendon një teori konspirative kristiane.

Super Hëna e Përgjakshme, e cila pritet të shfaqen më 21 janar, është një fenomen që ne mund ta shohim vetëm 28 herë gjatë një shekulli.

Ky fenomen shoqërohet bashkë me disa teori konspiracioni kristiane, sipas të cilave bëhet fjalë për një shenjë paralajmëruese se një profeci biblike do të realizohet.

Një nga librat më të famshëm “apokaliptikë” të botuar në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme është “Four Blood Moons: Something is about to change”

Autori i tij, John Hagee sugjeron se hëna e gjakut mund të jetë një përmbushje e profecisë biblike.

Hagee shkruan:

Dielli do të shndërrohet në errësirë dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit”.
Gjithsesi, ashtu siç u kemi mbijetuar “fundeve të mëparshme të botës, do i mbijetojmë edhe këtij të radhës.


Na ndiqni ne: