LAJME / E Shtunë 12 Janar 2019, 22:10

Kjo recetë e supës me hudhra është armiku i të ftohtit, gripit madje dhe virusit më të fortë!

Në këtë artikull, ne do ju paraqesim një supë që do t?ju ndihmojë të harroni gjurmët e gripit. Ai përmban qepë, trumzë, më shumë se 50 thelpi hudhra, si dhe limon! Është në gjendje të shkatërrojë çdo virus si gripi, ftohjet e zakonshme dhe madje edhe norovirus

Sipas një zbulimi të fundit nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, hudhra është zbuluar të jetë 100 herë më efektive se antibiotikët më të mire, për luftimin e sëmundjeve që shkaktohen nga bakteret.

Hudhra njihet gjithashtu për të ulur rrezikun e arteriosklerozës ose mpiksjes së gjakut. Hudhra mund të luftojë problemet e tretjes si për shembull diarrenë, viruset dhe bakteret të cilat shkaktojnë ftohjet, gripin dhe veshkat.

Këtu është receta jonë për supën me hudhra:

Për 4 pjata nevojiten:

2 lugë gjelle vaj ulliri

26 thelpi hudhra të paqëruara

2 lugë gjelle gjalpë organik

½ filxhan me xhenxhefil të freskët

½ lugë çaji me spec djegës pluhur

1 dhe ½ lugë çaji trumzë të copëtuar

2 ¼ filxhanë qepë me feta

½ një filxhan qumësht kokosi

26 thelpi hudhra të qëruara

lëngu i 2 limonave

3 ½ filxhanë me lëng perimesh

Përgatitja:

Së pari, duhet të ngrohni furrën në 200 gradë Celsius. Vendosni 26 thelpinjtë e hudhrave (të veshura) në një pjatë të vogël qelqi për pjekje.

Shto 2 lugë vaj ulliri. Shtoni pak kripë deti dhe lëreni atë të thahet. Mbulojeni enën me letër alumini. I piqni derisa hudhrat të marin një ngjyrë të artë dhe të zbuten. Kjo merr rreth 45 minuta kohë.

Pasi të jetë gati e lini të ftohet pak dhe më pas merrni çdo thelpi dhe e shtrydhni me duar. Kalojini në një tas tjetër. Tani shkrini gjalpin. Shtoni trumzën, qepën, xhenxhefilin dhe specin djegës.

Qepët duhet të bëhen të tejdukshme. Duhet t?ju marrë rreth 6 minuta. Tani bashkoni 26 thelpitë e hudhrave me ato që poqëm më parë. I lini rreth 3 minuta.

Me kalimin e minutave shtoni lëngun e perimeve dhe e trazoni mirë. Hudhra duhet të zbutet shumë. Ju merr gjithsej 20 minuta.

Kalojeni supën në blender për 30 sekonda. Pas kësaj e kaloni në një tigan dhe i shtoni qumështin e kokosit. E përzieni mirë. Rregullojini sipas dëshirës me kripë e piper. Në fund e shërbeni dhe sipër i shtoni lëngun e limonit.

Kjo supë mund të përgatitet edhe një 1 ditë më përpara. Ju mund ta mbani atë në frigorifer dhe ta përdorni kur të keni nevojë.

Hudhra është përdorur si një ilaç për një kohë shumë të gjatë. Ajo është përdorur nga egjiptianët e lashtë për të kuruar rreth 22 sëmundje të ndryshme. Punëtorët që punonin në piramida e përdorën atë për t?i mbajtur të shëndetshëm dhe për të përmirësuar energjinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Grekët e lashtë gjithashtu e kanë përdorur atë kundër çrregullimeve të gjakut, infeksioneve, problemeve të mushkërive, leprozës dhe pickimeve të insekteve. Ushtarët romakë e përdornin atë për qëndrueshmëri. Në Mesjetë, hudhra u përdor për të parandaluar infeksionet dhe përhapjen e tyre. Rusët e quajnë penicilinë ruse.

Sipas hulumtimeve në Universitetin e Floridës, hudhra është në gjendje të rrisë numrin e qelizave T në qarkullimin e gjakut. Na ndihmon të luftojmë viruset dhe të forcohet sistemi imunitar.

[xyz-ihs snippet="You-tube"]