“Çmendet” moti, sinoptikanja: Nga sot do të ketë borë në 90% të vendit

310

Fillimi i këtij viti ka sjellë edhe ulje drastike të temperaturave, një ulje e cila do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Këtë ka lënë të kuptohet sinoptikania Ardiola Bani në një prononcim për “New24”.
Bani tha se 15-ditëshi i parë i këtij viti ka për të qenë i gjithi nën ndikimin e temperaturave të ulëta, mot i acartë dhe reshje të pakta.

Sipas metereologes, temperaturat maksimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të shkojnë në -13 gradë Celsius.

Gjithashtu Bani u shpreh se ditën e nesërme thuajse në të gjithë vendin do të ketë reshje bore në 90% të vendit.

Më parë Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje që të merren masa për çdo situatë emergjente në vend.


Na ndiqni ne: