Jo vetëm në Itali, fëmija i parë për këtë vit në Zvicër është shqiptar

312
newborn bby 510936252 cry, one, Department of Obstetrics and Gynecology

Jo vetëm në Itali fëmija i parë ka qenë nga prindër shqiptar, por edhe në Zvicër.

Kur kishin kaluar vetëm 3 minuta nga viti i ri 2019, në Kantonin e Gjenevës lindi fëmija i parë në vend që raportohet të jetë me prindër shqiptar.

Deri më tani fëmija nuk ka ende emër, por prindërit kanë afat deri më 4 janar, raporton “20 Min”.

Babai i foshnjës është Ejup Limani (37-vjeçar), i cili punon si piktor.

I vogli ishte parashikuar nga mjekët që të vinte në jetë që me 25 dhjetor.

Ejupi ka thënë për albinfo.ch:

Falë pushimeve kishim më shumë kohë për të rëndë dakord për një emër.
Më pëlqen Aulon, por gruaja ime ende nuk është e sigurt.”
Si për koincidencë, ky raportohet se është fëmija i parë i lindur në Zvicër. I dyti, Dario lindi më 00:30 në Luzern.

Në kantonin e Bernës, Elea Siegenthaler lindi 51 minuta pas mesnatës. Prindërit e Eleas janë nga Ochlenberg. Vajza është e gjatë 52 centimetra dhe peshon 3260 gram në lindje.

Në Zvicrën Qendore, sipas Tagblatt, Bera, ishte vajza e parë e vitit të ri. Ajo lindi në 01:30. Të gjitha foshnjat e lindura për Vitin e Ri janë mirë.


Na ndiqni ne: