LAJME / E Mërkurë 2 Janar 2019, 22:10

Foshnja e parë në Itali lind nga një familje shqiptare

Foshnja e parë që ka lindur në Parma të Italisë është një djalë shqiptar.

Prindërit, Mirela dhe Zamir Haxhiaj, e kanë quajtur të voglin e tyre Noel.

Noeli është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka lindur në orën 02:07 minuta të datës 1 Janar dhe peshon 3.550 gram.

Ndërkohë, mediat lokale shkruajnë se në këtë maternitet, pesë foshnjat e para të lindura në 2019, janë djem.

[xyz-ihs snippet="You-tube"]