Më e fortë se ilaçet: Si të vetëkuroni depresionin me lulebasanin

502

Lulja e basanit krahasohet me efekt njësoj si me prozak, celexan apo paroxetin dhe Zoloftin, një markë medikamentesh antidepresivë…
Sa herë flasim për depresionin, nuk mund të lëmë pa përmendur lulebasanin dhe më të drejtë: Jo më kot, kompanitë farmaceutike po e mbajnë si bazë për ilaçet e tyre antidepresive!

Kantarioni ose lulebasani është dëshmuar si shumë suksesshëm në mjekimin e shumë problemeve psikike, prej depresionit deri te trauma, ndërsa është konfirmuar edhe që ka më pak efekte të padëshirueshme anësore, sesa ilaçet kundër depresionit.

Kantarioni përdoret në formë të tonikut, çajit, vajit ose tinkturës, ndërsa mund të gjendet edhe në formë të kapsulave, që ndikojnë në humor dhe përmirësojnë ekuilibrin emocional.

Kërkimet e zhvilluara vitet e fundit tregojnë se lulja e basanit mund të ndihmojë në kurimin stresit, ankthit dhe formave të lehta e të mesme të depresionit.

Për më tepër këto kërkime shtojnë së kjo bimë ka efekte anësore më të pakta dhe më të lehta, në krahasim me mjekimet antidepresive.

Por lulja e basanit mund të bashkëveprojë me mjekime të caktuara që merren për të kuruar depresionin, prandaj duhet që gjithmonë të merret nën supervizimin e mjekut (nëse nuk merrni ilace, mund ta pini si caj pa rekomandim mjeku).

Kjo lule, e zier në formën e një çaji, mund të përdoret për probleme të lidhura me pagjumësinë, luhatjet e humorit, ankthin, stresin dhe depresionin.

Kërkimet kanë dalë në përfundime se ky çaj nuk ka veti kuruese të menjëhershme, por mund të kërkojë më shumë kohë për të shëruar simptomat, se sa ilaçet e tjera më të forta, që mund të kenë efekt më të shpejtë.

Kërkimet shkencore Në vitin 2009 një përmbledhje sistematike e 29 kërkimeve shkencore ndërkombëtare shkroi se lulja e basanit mund të jetë më e mire se një placebo (një substancë jo-aktive që duket identike me substancën e kërkimit) dhe po aq efektive sa një recetë standarde me antidrepresivë, për gjendje depresive të gradës së mesme.

Kjo lule, sipas këtij studimi, kishte gjithashtu efekte anësore më të lehta se antidepresivët e zakonshëm.

Këto studime, që u kryen përgjithësisht në vendet gjermanofone, ku lulja e basanit ka një hsitori përdorimi nga mjekë profesionistë, raportuan rezultate më pozitive se sa ato të kryera në vende të tjera.

Në shumë studime rezultatet e përdorimit të lules së basanit në trajtimin e depresionit tregojnë se kjo bimë ndikon po aq mirë sa një lëndë e quajtur SSRIs, një lloj antidepresivi që jepet fillimisht nga doktorët për trajtimin e depresionit, por ka efekte anësore më të lehta.

Kërkuesit nuk janë tërësisht të sigurt mbi veprimtarinë e lules së basanit.

Disa sugjerojnë se kjo bimë ka aftësi të ngjashme me atë të SSRI, rritjen e prodhimtarisë së lëndëve kimike që prodhon truri si serotonin, dopamine dhe norepinephrine.

Këto lëndë janë përgjegjëse në përmirësimin e humorit.

Shkencëtarët mendonin se hypericina ishte lënda e vetme që ishte përgjegjëse për humorin, por tashmë kërkimet tregojnë se edhe lëndët e tjera përbërëse të lules së basanit mund të ndihmojnë.

Ka studime që tregojnë se lulja e basanit nuk ësht as aq efektive sa një placebo.

Megjithatë studime të tjera e kanë krahasuar lulen e basanit me prozakun, celexan apo paroxetinen dhe Zoloftin, një markë medikamentesh antidepresivë që është shprehur se kjo lule funksionon po aq mirë sa dhe vetë medikamenti.

Kërkime të tjera kanë dalë në përfundimin se lulja e basanit mund të parandalojë qelizat nervore të trurit të përthithin disa lloje lajmëtarësh kimike, si dopamina dhe serotonina.

Shkencëtarët kanë zbuluar këto lëndë kimike janë përgjegjëse për rregullimin e gjendjes së humorit, por janë ende të pasigurt mbi mënyrën se si këto lëndë ndikojnë në humor.

Megjithatë lulja e basanit vijon të jetë subjekt i kërkimeve të ndryshme dhe gjithashtu të përdoret gjerësisht si mjekim popullor në vende të ndryshme.

Shkencëtarët në vende të ndryshme të botës janë duke studiuar mbi vetitë e vajrave esencialë të lules së basanit apo formave të tjera të përpunimit të saj.


Na ndiqni ne: