Tensioni i lartë dhe i ulët, receta me bimë që i balancon të dy

444

Quhet “ilaçi i artë i Pilarit” për qarkullimin e gjakut.

Mos e humbisni Videon :

Është i lirë për t’u përgatitur dhe i lehtë.

Ky ilaç përdoret në të dy rastet edhe kur tensioni është i lartë, edhe në rastin e kundërt kur ai është i ulët.

Efekti i tij është balancues, ndër të rrallat kura që e ka këtë efekt për të dyja gjendjet e tensionit.

PËRBËRËSIT

1 dorë gjethe veshtulle,

1 lugë gjelle gjethe mëtriku (menekshe gomari),

1 lugë gjelle gjethe ulliri,

1 lugë çaji lëng hithre.

PËRGATITJA

Gjethet e veshtullës, mëtrikut dhe të ullirit copëzohen, përzihen mirë e mirë. Hidheni në një enë druri.

Në të hidhet një litër ujë i ftohtë shiu (tani është fiks koha që mund ta mblidhni shiun).

Lëreni të mbuluar gjithë natën për 13 orë, pastaj kullojeni.

Çdo tasi, para se të pihet, i hidhet një lugë çaji lëng hithre.

Gjatë pranverës kur janë të freskëta, lëngu i hithrës përgatitet duke i copëtuar ato fort në një havan druri, dhe pastaj gjethet e grira hollë shtrydhen fort duke përftuar lëngun, 1 lugë çaji vetëm.

Ndërsa nëse janë hithrat e thata, atë hidhni më shumë, dy lugë gjelle.

PËRDORIMI:

Pini 2-3 herë në ditë nga një tas të tillë. Nëse dëshironi, mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë të farës së zezë.

Po ju njohim pak më poshtë me veshtullën dhe mëtrikun, pasi për gjethet e ullirit dhe hithrën kemi shkruar shpesh dhe tashmë e dini se sa të mira dhe balacuese janë për tensionin e gjakut.
VESHTULLA – Viscum album

Kjo bimë, me emrin shkencor viscum album, në fakt ka aftësinë të veprojë si agjent imunoterapik.

Veç kësaj, që nga antikiteti njihen aftësitë e saj për të ndikuar në shëndet: në rregullimin e sistemit të qarkullimit të gjakut, kundër arteriosklerozës, largon problemet gastrointestinale, ul stresin, arrin të jetë ndihmë edhe në rastet e infeksioneve të frymëmarrjes.

Janë të shumta të mirat e veshtullës.

Njihen të mirat që sjell kjo bimë në rregullimin e sistemit të qarkullimit të gjakut.

Veshtulla është efikase edhe kundër hipertensionit, sepse arrin të përmirësojë qarkullimin e gjakut në tru dhe zemër.

Ka efekt qetësues, sepse ul nervozizmin.

Konsiderohet si një ilaç kundër arteriosklerozës, sepse arrin të ndikojë në krijimin e pllakave aterosklerotike, të cilat ngushtojnë apo bllokojnë arteriet.

Ja pse kjo bimë këshillohet për rastet e personave që kanë pasur trombozë.

Këshillohet edhe në rastet e çrregullimeve të ciklit menstrual ose kur ka raste të menstruacioneve të shumta.

Konsiderohet një zgjidhje e mirë për të ulur shpeshtësinë e dhimbjeve reumatizmale dhe vepron si qetësues në rastet e shiatikut.

Bima në fjalë rregullon edhe problemet e stomakut (gastrointestinale), duke vepruar sidomos kundër diarresë.

Është e pasur me substance të mira për shëndetin.

Mund të përdoret për të luftuar sëmundjet respiratore që shkaktojnë probleme si kolla apo astma.

Të mirat antitumorale të veshtullës njihen në nivel mjekësor në Evropë që prej vitit 1925.

Përdorimi i veshtullës këshillohet edhe gjatë kimioterapisë dhe në periudhën pas operacionit, për të stimuluar mbrojtjen e organizmit dhe për të rritur veprimin e ilaçeve.

Kërkimet shkencore konfirmojnë se bima ka efekte sidomos me tumore si: të mushkërive, pankreasit, gjirit, shpinës, qafës së mitrës.

Mëtriku (Vinca major, familja Apocynaceae)

Pjesa mbitokësore e lulëzuar e tharë e metrikut (ose menekshe gomari) shërben si kure natyrale për shumë probleme shëndetësore, përfshirë tensionin e gjakut.

Kur bashkohet me hithrën, gjethet e ullirit dhe veshtullën, kjo bimë bëhet neutralizuese e tensionit, ndërsa e gjithë përzierja është e mrekullueshme për qarkullimin e gjakut. E rekomanduar edhe për personat me diabet.


Na ndiqni ne: