LAJME / E Shtunë 15 Dhjetor 2018, 21:09

Kirurgët festojnë me një ‘selfie’ operacionin e suksesshëm për ndarjen e binjakeve

Kjo është një foto ?selfie? përplot gëzim, e cila u realizua pas një operacioni të gjatë për ndarjen e binjakeve të ngjitura.

Vogëlushet, që ishin vetëm treditëshe kur u realizua procedura, peshonin vetëm tre kilogramë dhe ishin të bashkuara në stomak.

Mjekët në Indi ia dolën të bindnin prindërit që të realizojnë operacionin e ndarjes, pasi sipas tyre ishte opsioni më i mirë.

Pas një operacioni të komplikuar që zgjati pesë orë, kirurget ia dolën që me sukses t?i ndajnë binjaket.

Gjendja e tyre është e mirë dhe pritet që ato të shkojnë në shtëpi në fund të javës.

Shikoni Videon :

https://www.youtube.com/watch?v=1nCVQr4cKQo&t=83s

[xyz-ihs snippet="You-tube"]