LEXOJE! “Jam i lodhur duke parë fytyra femrash të rrethuara nga botoksi”, gratë që pëlqente Bukowski

673

Jam i lodhur duke parë fytyra femrash të rrethuara nga botoksi.

Gjinj të tejmbushur, të copëtuar nga konkurrenca, prapanca të ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste të vështira për gratë e lirshme, tashmë të padallueshme nga ato të zanatit.

E gjithë jetën time kam njohur vetëm femra të zanatit.

Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse, me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë.

Me mendime origjinale dhe të reja.

Dëshiroj të shikoj vetëm femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre.

Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta.

Femra që një ditë mund të veprojnë dhe si të çmendura e të kënaqen, ama të dinë të imponojnë respekt edhe në çmendurinë e tyre.

Femra që çdo ditë të jenë ndryshe.

Një herë plot guxim, një herë të stepura.

Një herë të nxituara dhe herë të tjera të ndrojtura.

Të pasigurta dhe të vendosura.

Të ëmbla dhe arrogante në të njëjtën kohë…


Na ndiqni ne: