LAJME / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 14:02

Pse nxirrni jargë teksa flini dhe si ta ndaloni këtë gjë

Shpesh gjatë natës ndodh të nxjerrim pa vetëdije jargë nga goja. Dhe nuk është nevoja ta mohojmë me komplekse.

Të gjithëve na ndodh kjo gjë. E rëndësishme është të kuptojmë arsyet pse ndodh, sepse studimet tregojnë që pas saj fshihen probleme shëndetësore.

E dyta po aq e rëndësishme është të dimë sesi mund ta ndalojmë këtë gjë.

Kur flemë muskujt e fytyrës, si dhe reflekset tona të gëlltitjes, janë plotësisht të relaksuara. Meqë pështyma akumulohet në gojë teksa flemë, ngadalë mund të fillojë të dalë sepse muskujt e relaksuar të fytyrës mund të çojnë në një gojë pak të hapur.

Prandaj, përfundojmë me një jastëk të lagur që nuk është shumë i rehatshëm për të fjetur.

Pështyma e tepërt mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje neurologjike ose rezultat i kongjestionit hundor.

Si ta reduktoni ose ndaloni këtë fenomen gjatë natës

-Pastroni sinuset

Një nga arsyet kryesore për jargët është një hundë e bllokuar, e cila e bën një person të marrë frymë përmes gojës. Pastrimi dhe zhbllokimi i sinuseve të hundës mund të jetë një mënyrë e mirë për të mos pasur një jastëk të lagur çdo natë.

? Ndryshoni pozicionin tuaj të të fjeturit

Nëse flini me shpinë e gjithë pështyma do të depozitohet në gojë dhe nuk do të dalë jashtë. Nëse flini në një anë të caktuar atëherë me shumë gjasa jastëku juaj do të laget. Përpiquni të gjeni pozicionin më të rehatshëm.

? Bëni një kontroll për apne të gjumit

Apnea e gjumit është një çrregullim i madh kur frymëmarrja e një personi nuk shkon aq mirë sa duhet. Ajo nga ana tjetër, çon në një gjumë vazhdimisht të ndërprerë, me zgjime gjatë natës, një ndjenjë lodhjeje në mëngjes dhe një ndjenjë përgjumje gjatë gjithë ditës. Gërhitja është një tregues. Nëse keni ndonjë dyshim se mund ta keni këtë çrregullim, kontaktoni mjekun tuaj për të diskutuar thellësisht. Mos harroni se faktorët si pirja e duhanit rrisin rrezikun e këtij çrregullimi.

? Keni kile të tepërta

Pesha shtesë luan një rol vendimtar në procesin e gjumit. Më shumë se gjysma e popullsisë në SHBA që vuajnë nga apnea e gjumit janë mbipeshë.

? Përdorni paisje të veçanta

Mund të konsultoheni me mjekun tuaj, për të marrë disa paisje të vogla të cilat ju ndihmojnë me gëlltitjen, mbyllin gojën me mirë dhe si rrjedhojë ju sigurojnë një gjumë më cilësor.

? Sigurohuni që merrni ilaçet e duhura

Nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç, sigurohuni që ajo të mos shkaktojë prodhim të pështymës së tepërt. Disa antibiotikë për shembull, mund të shkaktojnë diçka të tillë.

? Mbani kokën lartë

Mbajtja e kokës në një jastëk më të lartë teksa jeni duke fjetur mund të zvogëlojë sasinë e pështymës.

? Konsideroni ndërhyrjen kirurgjikale

Ndonjëherë mjekët mund të rekomandojnë ndërmarrjen e operacionit dhe heqjen e gjëndrave. Zakonisht ndodh kur ka probleme serioze neurologjike që fshihen pas hipersalivimit.

Natyrisht para se të bëhet kjo, çdo mjek do të dëshirojë të provojë metodat jo-kirurgjikale dhe të përdorë operacionin vetëm kur rastet e para nuk funksionojnë.

[xyz-ihs snippet="You-tube"]