Soda e bukës është shumë e njohur për efektet e pastrimit dhe përdorimet praktike në kuzhinë.
Nga çmimi është e përballueshme për të gjithë, ndaj soda e bukës ofron mundësi të pafundme për të zgjidhur problemet e përditshme, pa pasur nevojë të përdorni produkte të ngarkuara me kimikate.
Ja disa përdorime:
Lehtëson dhimbjet
Soda e bukës është me të vërtetë e dobishme në rastet e pickimit nga bletët ose insektet.
? Aplikoni një përzierje me sodë buke dhe ujë në zonën e prekur.
Kundër djersës
Kjo përzierje me sodë buke dhe ujë mund të ndalë aromat e padëshiruara dhe ato të djersës.
? Kjo përzierje do të ruajë të thatë zonën poshtë sqetullës, ashtu si produktet deodorant të bëra vetë, pa kimikate.
Një trajtim qetësues për këmbët
? 3 lugë gjelle me sodë buke dhe ujë janë një përzierje e shkëlqyer për të çlodhur këmbët tuaja.
? Për rezultate optimale, masazhoni këmbët, ndërsa i keni të zhytura në përzierje.
? Përdoreni këtë dy herë në javë dhe do të shikoni ndryshimin.
? Një tjetër alternativë është që të vendosni sodë buke në vaskën tuaj për të relaksuar dhe për t?i dhënë energji gjithë trupit.
Qetëson djegiet
? Ajo mund të jetë një lehtësim i vërtetë për diegiet.
? Ju vetëm duhet të shtoni ½ filxhan sodë buke në një banjo me ujë të vakët.
Përveç që kanë pamje të keqe, thembrat e çara edhe shkaktojnë dhimbje.
Fatmirësisht, përbërësi i zakonshëm që gjendet në kuzhinë mund të ketë efekte shëruese në thembrën tuaj.
Kjo pasi që soda e bukës ka veti antiseptike që reagojnë kundër infeksioneve në thembrat tuaja.
Shëroni thembrat e çara vetëm me sodë buke
Soda e bukës jo vetëm që është efektive për sëmundjet e lëkurës, por është edhe e lirë dhe përdorimi i rregullt ua bën këmbët e buta.
Përbërësit:
? Tri lugë gjelle sodë buke
? Katër deri pesë litra ujë
Përgatitja:
? Filloni duke e përzier sodën e bukës me ujë të nxehtë dhe futni këmbët në ujë për 10-15 minuta.
? Kur këmbët të jenë zbutur mirë, pastroni ato me ujë të nxehtë, leni të thahen dhe lyeni me krem apo vazelinë.
? Koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të flini dhe për rezultatet më të mira duhet ta përsëritni këtë çdo ditë për një javë!
? Pasi ta bëni për një javë, pushoni pesë ditë dhe përsëriteni prapë trajtimin. Duhet t?i kompletoni tri trajtime të tilla për t?i bërë këmbët mjaftueshëm të buta.
[xyz-ihs snippet="You-tube"]