48-vjeçari zgjohet pas 12 vitesh nga koma, nëna e tij u kujdes për të ditë e natë për më shumë se një dekadë

1118

Një burrë, që kishte mbetur në koma pas një aksidenti me makinë në lindje të Kinës, u zgjua pas 12 vjetësh.

Gjëja e parë që i panë sytë pas 12 vitesh “gjumë” ishin lotët që zbrisnin në fytyrën e nënës së tij 75-vjeçare, e cila i kishte qëndruar mbi kokë ditë e natë për më shumë se një dekadë.

Wei Mingying, përdori gjithë kursimet e jetës së saj për shpenzimet mjekësore të djalit dhe veç tyre, kishte marrë edhe një borxh të konsiderueshëm.

Kishte raste, kur ajo ishte në gjende aq të keqe ekonomike sa nuk hante për muaj të tërë.

Djali i të moshuarës, Wang Shubao, mbeti tetraplegjik pas një aksidenti të vitit 2006 në Shouguang kur ishte 36-vjeç. Babai i Wang kishte vdekur i ri duke e lënë kështu nënën si kujdestarin e tij të vetme.

Wei e niste ditën në orën 5 të mëngjesit: Lante fytyrën e djalit të saj, i bënte banjo, e ushqente, kujdesej për nevojat e tij personale.

Ajo gjithashtu e masazhonte dhe i ndërronte shpesh vendin që të parandalonte dëmtimet e mëtejshme të trupit të tij. Kështu shkoi jeta e saj për më shumë se një dekade, por ajo nuk u ankua kurrë.

Më në fund, mrekullia ndodhi tetorin e kaluar kur ajo pa të birin teksa e shihte dhe i buzëqeshte, kjo ishte shenjë që ai kishte rifituar ndërgjegjen.

Wang nuk është ende në gjendje të lëvizë ose të flasë, por ai mund t’i dëgjojë zërin nënës dhe t’i përgjigjet me buzëqeshje.