Lashe mjekesine per psikologjine, tani gjithe fisi kujton se jam cmendur

186

Një vajzë me origjinë nga Peshkopia na ka shkruar një mesazh mjaft domethënës për rininë shqiptare. Historia e saj nisi në muajt vendimtarë të maturës, kur fisi i saj, jo ajo, vendosi se çfarë dege duhej të zgjidhte për shkollën e lartë.

Ja si e nis ajo mesazhin:

Babai dhe nëna nuk më pyesnin mua. U ishte fiksuar ideja se, meqë isha nxënëse e shkëlqyer, duhej të bëhesha mjeke. U mblodh gjithë fisi dhe vendosën për mua. Më thanë se nuk kisha rrugë tjetër. Kështu bëra, me gjithë presionin, edhe pse doja tjetër degë, dhe njerëzit e mi organizuan festë. U mblodhëm nja 100 vetë”.

Fjalët e saj marrin ritëm tjetër, sepse historia ndryshon rrjedhë.

Vitin e parë e mbylla me sukses, sepse sinqerisht që isha e mirë me librat. Problemi ishte se unë nuk e doja mjekësinë. Gjithmonë kisha ëndërruar psikologjinë. Mjekët i kam urryer gjithmonë dhe e kisha të vështirë të hyja në spitale. Edhe sot, madje. Kështu, vendosa ta lë shkollën. Nga fundi i qershorit njoha një grua, e cila jetonte në Itali.

Ajo më mori më vete dhe rezultoi shpëtimtarja ime. Një vit e kalova pushim, por pastaj hyra në universitet për psikologji. Ajo më paguan gjithçka. Sot jam në vitin e fundit dhe po ia dal pa problem. Kam marrë që tani oferta pune, madje shkruaj në një gazetë për problemet e fëmijëve”. Per me shume Shikoni Videon



Na ndiqni ne: