Na e kanë fshehur që të na zhvasin lekë, por ky përbërës e ndalon rënien e flokut

1099

Kanella është një ndër erëzat më popullore që prej shekujsh përdoret në kuzhinë, kryesisht në përgatitjen e ëmbëlsirave.

Aroma e saj e veçantë është lehtësisht e dallueshme dhe e pangatërrueshme me asgjë tjetër.

Megjithatë në artikullin e sotëm ju sugjerojmë që të merrni kanellën nga kuzhina dhe ta vendosni në banjo apo në çfarëdo lloj ambienti të përshtatshëm pasi do të jetë pjesë e 2 super trajtimeve kundër zbokthit dhe rënies së flokëve:

MASKË PËR TRAJTIMIN E ZBOKTHIT

Përbërësit që ju nevojiten për maskën e mësipërme janë:

5 luge gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër, 2 lugë gjelle kanellë dhe 2 lugë gjelle mjaltë natyral.

Përgatitja: Fillimisht duhet të ngrohni vajin e ullirit në mikrovalë ose në banjo-mari. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për disa minuta. Shtoni kanellën dhe mjaltin dhe vazhdoni përzierjen derisa të formohet një masë kremoze. Aplikoni masën e përgatitur në skalpin e kokës me ndihmën e një furçe ose sfungjeri. Masazhojeni për 5 minuta me lëvizje rrethore. Lëreni të veprojë nga 30 deri në 60 minuta dhe lani kokën si zakonisht. Për rezultatet më të shpejta dhe dobiprurëse përdorni maskën e mësipërme dy herë në javë.

MASKË QË PËRSHPEJTON RRITJEN E FLOKËVE

Ndoshta nuk e keni çuar kurrë ndërmend më parë, por kanella është një nga përbërësit më të shëndetshëm që duhet të aplikoni në flokët tuaj. Përshpejton rritjen e tyre, parandalon këputjen dhe majat dyshe, u jep shkëlqim natyral dhe i bën më të fortë e elastikë. Por, jo vetëm kaq, antioksidanët që gjenden tek kanella ndihmojnë gjithashtu flokët nga veprimi i rrezeve ultravjollcë.

Përbërësit që ju nevojiten për maskën e mësipërme janë:

2 lugë gjelle kanellë pluhur, 1 filxhan çaji me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 10 pika vaj esencial rozmarine.

Kjo sasi është mëse e mjaftueshme për një grua me flokë me gjatësi mesatare, nëse keni flokë më të gjatë dyfishoni masat e ingredientëve.
Per me shume Shikoni Videon :