LAJME / E Martë 16 Tetor 2018, 22:10

“Mjaft përdorët letrat higjienike në tualet”, doktorët japin alarmin për shëndetin tuaj

Përdorimi i letrës higjienike nuk u pastron siç duhet dhe mund të shkaktojë probleme shqetësuese shëndetësore, paralajmërojnë ekspertët.

Ndërsa vendet si Japonia, Italia dhe Greqia zakonisht përdorin bidetë për t?u pastruar, vende të tilla si Britania, SHBA dhe Australia zakonisht mbështeten në letrën higjienike për ta kryer këtë punë.

Por, tani mjekët paralajmërojnë se vetëm fshirja nga jashtë dhe përdorimi i tepruar i letrës higjienike mund të shkaktojë probleme shëndetësore siç janë çarjet anale dhe infeksionet e traktit urinar.

Tonic, autori i ?The Big Need?, u shpreh:

Mua më duket mjaft e habitshme se si miliona njerëz po ecin me anuse të pistë duke menduar se janë të pastër. Letra higjienike shkon me ***, por nuk heq atë.?

Një personazh që ka mbështetur heqjen e letrave nga qarkullimi është edhe Will Smith.

Ndërsa, këngëtari Will.i.am ka thënë:

Merrni pak çokollatë, fshijeni atë në një dysheme druri, dhe pastaj përpiquni të merrni atë me disa peshqirë të thatë. Do ta merrni dot çokollatën në të çara?!?

Por pastërtia nuk është e vetmja arsye që njerëzit duhet të konsiderojnë përdorimin e alternativave të letrës së higjienës.

Pastrimi agresiv mund të shkaktojë çarje të dhimbshme anale, të cilat mund të zgjasin tetë deri në 12 javë për shërim, madje edhe hemorroide.

Një tjetër rrezik i fshirjes është mundësia e shkaktimit të një infeksioni të traktit urinar.

Si e tillë, duke përdorur alternativa si një bide, ose duke përdorur një fshirje me letra të lagura, bakteret vriten ose shpëlahen dhe kjo gjë i pengon ato të shkaktojë infeksion. Per me shume Shikoni Videon