Mësyshi është një sëmundje, një problem me rrënjë metafizike (shpirtërore) e cila burimin e vetëm e ka tek sytë e krijesave të Zotit të Lartësuar.Realizohet si pasojë e lakmisë dhe xhelozisë.
Dhe njeriu i cili goditet me mësysh apo smirë tek ai shfaqen disa shenja, të cilat me shumë sukses mund të kalojn dhe mund të dëmtojnë anën psikologjike, shpirtërore po edhe fizike të tij.
Sot po t?i thuash ndokujt që ?ndoshta ke mësysh apo kanë derdhur njerëzit xhelozin mbi ty? ai menjëherë ta kthen me ?Ou, unë s?jam i vogël të marrë mësysh?! Por jo, mësyshi nuk njeh moshë, i madh apo i vogël, ai njeh vetëm mirësi. Ku ka mirësi ai godet dhe shkakton dëm.Këtu më poshtë do t?i përmendim disa shenja nëpërmjet të cilave ne mund ta njohim personin i cili është i goditur me mësysh. Këto shenja i kanë përmendur mjekët, kuruesit të cilët merren me trajtimin e sëmundjeve shpirtërore (mjekimit me Kur?an dhe Sunnet) e një ndër to Profesor Khalid El-Hibshi nga Medineja e bekuar.