Doktori habit me veprimin e tij, Ja pse nuk shkoi në varrimin e të atit

405

Zhang Xinzhi, një mjek 55-vjeçar nga Anhui, Kina përjetoi një nga periudhat më të vështira në jetën e tij, kur nuk arriti të shihte të atin për herë të fundit pasi kishte për të kryer një operacion për një pacient.

Zhang ishte i vetëdijshëm se babai i tij ishte në gjendje kritike. Pak para se të shkonte për të kryer operacionin, ai vizitoi të atin dhe i tha atij se ai kishte një operacion për t’e bërë dhe se ai do të kthehej sapo të përfundonte operacionin.

Babai i tij i vjetër e kuptoi punën e Zhang-it. Ai ktheu koken nga Zhang dhe i dha një buzëqeshje atij. Zhang pastaj e la babain e tij për operacionin në pritje.

Për fat të keq, pak para se të fillonte operacioni, Zhang mori një lajm që babai i tij kishte vdekur.

Zhang u përpoq për të ruajtur qetësinë e tij – ai mbajti lotët e tij dhe vendosi që të bënte më të mirën për të shpëtuar pacientin në nder të babait të tij të ndjerë.

Gjatë operacionit, ai mori shumë telefonata në telefonin e tij, por ai zgjodhi ti injorojë ato derisa operacioni te mbaronte. 2 orë më vonë, operacioni përfundoi me sukses.

Zhang, i cili ishte duke mbajtur lotet, u be gati dhe u largua shpejt.

Zhang ka qenë një mjek për 33 vjet. “Atë ditë, unë isha me të vërtetë i pikëlluar dhe i trishtuar që nuk mund të isha prane babait tim. U ndjeva aq fajtor sa nuk mund ta shihja atë për herë të fundit, por unë jam mjek dhe shpëtimi i jetës se pacientit është shumë i rëndësishëm “.

Historia e tij është bërë virale ne internet dhe shume netizene e vlerësuan shumë për etikën e tij profesionale të punës qe i dha përparësi jetës së pacientit të tij, por Zhang tha se cdo doktor tjetër do të bënte të njëjtën gjë po të ishte në të njëjtën situatë.

“Edhe pse me vjen keq qe nuk e pashe atë për herë të fundit, e di që ai do të kuptojë dhe mbështesë vendimin tim, sepse ai e di se unë nuk jam vetëm djali i tij, por kam edhe përgjegjësi të mëdha si mjek”, tha ai. Per me shume Shikoni Videon