Çaji shqiptar i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri. Ky çaj bimor i maleve të Shqipërisë është konsumuar prej shekujsh falë vlerave të tij shëndetësore.
Çaji i malit i varietetit bimor Sideritis Raeseri është natyralisht pa kafeinë. Ai bëhet nga gjethet, lulet dhe kërcenjtë e bimës Sideritis që lulëzon në shpatet dhe malet e vendit tonë.
Edhe pse në vendet e Mesdheut ky çaj akoma bëhet nga bima e njomë, shumica e njerëzve e përdorin në variantin e thatë.
Çaji ndihmon me shëndetin e aparatit tretës dhe përmban antioksidantë natyralë.Plot me flavonoidë dhe antioksidantë
Studiuesit zbuluan se bimët e familjes Sideritis përmbanin substanca të rëndësishme që luftonin mikrobet dhe inflamacionin. Të gjitha këto bimë përmbanin vajra esencialë.
Ul tensionin e gjakut
Një studim i fundit zbuloi se ekstraktet që vinin nga familja e bimëve Sideritis ulnin nivelet e tensionit të gjakut dhe qetësonin enët e gjakut.Studimi i kryer mbi kafshët nxorri në pah se doza domethënëse të ekstrakteve në fjalë ndihmonin në zgjerimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit të gjakut dhe uljen e presionit ndaj zemrës.Studimet gjithashtu konfirmuan rolin pozitiv të këtyre bimëve për shëndetin e zemrës.Megjithatë, vëzhgime të mëtejshme janë të nevojshme përpara se çaji shqiptar i malit të merret në konsideratë për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.