Shqiptarja kapet duke vjedhur në Itali. Policet shtangën kur dëgjuan justifikimin e saj

343

Një 32-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur duke vjedhur në një supermarket. Sipas “Radiortm.it”, ngjarja ka ndodhur në Raguza, ku e reja me inicialet I.M jetonte prej disa vitesh.

Gruaja kishte hyrë në supermarket për të bërë blerje, dhe pasi kishte mbushur koshin, pagoi vetëm një pjesë të produkteve që kishte marrë, pasi disa të tjera i kishte futur në çantë.

Ka qenë në punonjës i shërbimit në supermarket ai që ka konstatuar vjedhjen, e më pas ka njoftuar policinë.

Nga kontrolli rezultoi se 32-vjeçarja shqiptare kishte vjedhur disa produkte, përfshirë edhe disa teste shtatzënie.

Pas denoncimit për ngjarjes, pronarit të supermarketit iu rikthyen produktet e vjedhura nga e reja. Sakaq, gruaja, e cila rezultoi se kishte kryer edhe më parë veprime të tilla, tentoi të mbrohet, duke u shprehur para policisë së vuan nga kleptomania.