Gruaja thërret policinë: Dëgjoj zhurma në dollap! Ajo që zbulohet brenda i shtangu të gjithë

373

Një grua mbeti e habitur pasi doli në pah arsyeja për zhurmën misterioze që vinte nga dollapi.

Gruaja, emri i të cilës nuk është raportuar, ishte shumë e tronditur kur ajo ndjeu se një person fshihej brenda në një dollap të shtëpisë saj, kështu që ajo thirri policinë. Kamera e një prej oficerëve tregon momentin kur hapin derën. Një burrë mund të shihet që është ulur brenda në dollap dhe policët e urdhërojnë që të dalë.

Megjithatë, reagimi i tij ishte krejtësisht i papritur. “Unë jetoj këtu,” thotë ai. Gruaja pastaj e kupton se i ashtuquajturi hajdut është në fakt burri i saj.

Ende i habitur nga i gjithë incidenti, një nga policët pyet: “Burri yt ishte fshehur në dollap?”. Momenti i çuditshëm ka ndodhur në Hangzhou, kryeqyteti i provincës Zhejiang të Kinës lindore.

Burri më vonë shpjegoi se, pavarësisht se i tha gruas së tij se do të punonte, ai kishte ardhur në shtëpi për të luajtur video lojëra. Ai nuk donte t’i tregonte asaj, sepse e dinte që ajo nuk do të ishte dakord: Per me shume Shikoni Videon