LAJME / E Diel 14 Tetor 2018, 14:02

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë tmerron serbët e grekët

NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus.

Kështu shkruajnë mediat e rajonit teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës.Nga një varrezë e aeroplanëve të vjetër luftarakë ajo do të kthehet në një bazë logjistike për Aleancën.

Në vitin 2005, Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 aeroplanë sovjetikë dhe kinezë të tipit MiG dhe që nga viti 2009 hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.?Baza e Kuçovës është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor?, tha për Reuters ministrja shqiptare e mbrojtjes, Olta Xhaçka. NATO do të shpenzojnë më shumë se 50 milionë Euro në fazën e parë për të transformuar Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizim, transport, trajnime dhe ushtrimeve, shkruan ?Respublica?.