LAJME / E Premte 12 Tetor 2018, 14:02

Paralajmërimi: Ky vend mund të goditet nga një cunam katastrofik nga momenti në moment

Ekspertët kanë dhënë paralajmërimin se është vetëm çështje kohe përpara se Australia të goditet nga një cunami katastrofik.

Ata janë shprehur se qytetet bregdetare në vend kanë qenë me fat deri më tani që nuk janë goditur nga dallgë shkatërruese, të cilët shkaktohen nga impakti i meteorëve apo aktiviteti sizmik.

Cunamet shkatërruese janë regjistruar edhe më parë në këtë vend, më i fundit ka ndodhur në vitin 1491 dhe ngriti dallgë që u përplasën deri në 60 metra lartësi nëpër shkëmbinj. Uji i detit i tërhequr nga vala e madhe shkoi deri në Blue Mountains, 50 kilometra në perëndim të Sydney.

Dale Dominey-Howes, bashkë-drejtues i Qendrës Kërkimore të Cunamit të Australi, në Universitetin e Neë South Ëales, thotë se cunamit janë një kërcënim serioz për qytetet australiane.

Ai shprehet për Australian Geographic:

Nëse ky cuani do të ndodhte pa paralajmërim në një pasdite të zakonshme në verë, pasojat do të ishin katastrofike. Dyshimi im është që bëhet fjalë për çështje kohe, përpara se të prekemi nga diçka që do të sjellë dëme të mëdha?.

Kryesisht paralajmërimet për cunami jepen që në momentin që tërmete apo rrëshqitje të dheut regjistrohen në tabanin e deteve apo oqeaneve. Por gjithsesi mundësia që gjithçka të ndodhë shumë shpejt, pa mundësi paralajmërimi mbetet e frikshme dhe katastrofike.