Ae dini se disa pozicione që merr trupi gjatë gjumit, janë tepër të rrezikshme dhe duhen shmangur sa më parë të jetë e mundur, pasi kanë efekte anësore?
Janë 8 orë gjumë ose më shumë, ku ju ndërroni pozicionet dhe shumë prej tyre janë disfavor për trupin.
Fjetja na lejon të pushojmë dhe të mbledhim energji, në mënyrë që të përmirësojmë dhe marrim veten. Mënyra se si flejmë, ka ndikim të jashtëzakonshëm në mirëqenien tonë të përgjithshme dhe kur nuk flejmë siç duhet, mund të hasemi me probleme të shumta shëndetësore.
Këshilla:
Nëse bieni në gjumë me shpinë, ndërroni anën herë pas here, pasi mund t?ju ndodhë që të zgjoheni pas njëfarë kohe gjatë natës. Megjithatë, të fjeturit në shpinë është shumë më i qetë dhe më pak stresues se sa të fjeturit në stomak.
Të trija pozicionet e gjumit, në stomak, shpinë ose anësore, kanë ndikimin e tyre në shëndetin tonë.
E fjetura në shpinë mund të shkaktojë gërhitje. Përveç kësaj, fjetja që ushtron presion në stomak, e bën të vështirë gjumin e natës, për pozicionin që merr qafa, si dhe për frymëmarrjen, të cilës i krijon problem.
Pozicioni më i mirë për të fjetur është në të majtë ose të djathtë. Në këtë mënyrë, ju nuk do të gërhisni fare, ose do të gërhisni më pak.