Paracetamoli është qetësuesi i dhimbjeve më i njohur në botë dhe është në dispozicion në shumë kombinime. Përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit.
Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një studim i ri tregon se konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të jetë fatal për funksionimin e mëlçisë.
Paracetamol ka filloi të përdoret që nga viti 1955 si medikament kundër temperaturës dhe dhimbjes te fëmijët, dhe është bërë shumë popullor për shkak të faktit se nuk ka efekte të rëndësishme anësore.
Një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Edinburgut dhe Oslos si dhe Shërbimi Kombëtar Skocez për Transfuzion të gjakut treguan se analgjetikët shkaktojnë dëme të mëlçisë në nivel të cirozës dhe hepatitit.
Ata gjetën se përdorimi i tepruar i këtij medkimanenti është shkaktari kryesor i inflamacionit akut të mëlçisë në botën perëndimore. Per me shume Shikoni Videon