Të gjithë jemi dëshmitarë të së vërtetës se dashuria e prindit për fëmijën është dashuria më e sinqertë, por kjo vajzë 11 vjeçare i ka treguar botës se edhe dashuria e fëmijës për prindërit është jashtëzakonisht e madhe.
Babai i saj 34 vjeçar është i sëmurë dhe i duhet një veshkë për të shpëtuar, vajza 11 vjeçare i ka shkruar një letër prekëse atij duke i thënë se do të bëjë gjithçka për ta shpëtuar babain e saj, transmeton lajmi.net 34 vjeçari është diagnostifikuar me uremi me 18 korrik të këtij viti dhe si rezultat i kësaj ka për të marrë dializë në të dy veshkat çdo ditë. Ai është shtylla e vetme e familjes tetë anëtarëshe, profesioni i tij ishte mekanik, por tani nuk është në gjendje për të punuar.
E kjo gjë më së shumti prej të gjithëve siç duket e ka prekur dhe e ka brengosur vajzën e tij 11 vjeçare e cila i kishte shkruar atij një letër.
?Unë nuk do të ju lë të vdisni babi, të lutem më lejo ta jap veshkën time, ti je çelësi ynë i lumturisë?, kishte shkruar vajza.
Pas publikimit të kësaj letre, rrjetet sociale kanë shpërthyer nga shpërndarjet, pëlqimet e komentet duke shpresuar që dikush do të dalë në ndihmë të kësaj familje. Pasi ta lexonit do ju ftoja ti benit "Like" dhe "Share" ne menyre qe ta lexojne dhe miqte tuaj. Mos nguroni ta shperndani ne profolin tuaj.