LAJME / E Premte 12 Tetor 2018, 21:09

Këto shenja ju paralajmërojnë se duhet ta çoni urgjent fëmijën tuaj tek mjeku! MOS E HUMBISNI

Sëmundjet e një fëmije janë një përvojë e vështirë për çdo prind.

Shumë probleme mund të shmangen nëse simptomat paralajmëruese kapen në kohë nga vetë prindërit!

Faqja e njohur ?Bright Side? ka treguar disa nga simptomat që tregojnë për një shëndet të dobët të fëmijës suaj dhe që duhet t?i drejtoheni menjëherë mjekut.

Rritja e nishaneve;

Nëse nishanet e shfaqura në trupin e fëmijës tuaj fillojnë të rriten pa kriter, atëherë është koha që ju të drejtoheni menjëherë tek mjeku.

Rënia e flokëve;

Shkaku i këtij problemi në pjesën më të madhe të rasteve është i fshehur. Ndoshta një arsye mund të jetë edhe mungesa e vitaminave. Për këtë arsye, është e nevojshme të drejtoheni tek një pediatër.

Gjendja e humorit dhe sjellja;

Një reduktim i menjëhershëm i oreksit, shqetësimet me gjumin, ose lëvizja e zvogëluar janë shkaqe të mjaftueshme për t?u drejtuar tek një mjek.

Rritja e madhësisë së kokës;

Ky është një proces shumë normal, por kur kjo ndodh brenda një kohe të shkurtër, bëni kujdes me foshnjën tuaj!

Probleme me dëgjimin;

Nëse fëmija nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet as kur ju e thërrisni atë me emër, ai ose ajo ndoshta ka probleme dëgjimi. Kjo duhet të kontrollohet tek mjeku.