Mbani gjendrën tiroide nën kontroll pa ilaçe. Ja se si…

776

Hipotiroidizmi është një gjendje në të cilën gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Hormonet e tiroides janë përgjegjëse për metabolizmin, djegien e yndyrës dhe karbohidrateve. Ato rregullojnë frymëmarrjen, nivelet e kolesterolit, funskionet e zemrës, temperaturën e trupit, etj.

Hipotiroidizmi mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore si obeziteti, çrregullime të zemrës, infertilitet dhe dhimbje të kockave.

Simptomat më të zakonshme të hipotiroidizmit përfshijnë:

Dhimbje muskulore
Kapsllëk
Shtim në peshë
Lodhje
Rënie flokësh
Lëkurë të thatë
Depresion
Dobësi

Kështu, për të parandaluar të gjitha këto simptoma dhe keqfunksionimin e tiroides, duhet të provoni këtë trajtim të dobishëm. Funksionon për mrekulli.

Përbërësit:
2 gota ujë
¼ lugë çaji lëng limoni
¼ lugë çaji xhenxhefil i tharë
1 filxhan lëng boronice
¾ lugë gjelle lëng portokalli
¼ lugë çaji arrëmyshk
½ lugë çaji kanellë

Përgatitja:

Vloni fillimisht ujin në një enë mesatare. Shtoni lëngun e boronicës, kanellën, xhenxhefilin, arrëmyshkun dhe përziejini mirë. Lërini të ziejnë për 20 minta. Më pas hidhni lëngun e portokallit dhe limonit. Pijeni përzierjen menjëherë.

Ky lëng i fuqishëm do t’ju ndihmojë në rregullimin e funksionimit të tiroides tuaj dhe do të përshpejtojë metabolizmin. Ajo do të përmirësojë sistemin tuaj të tretjes dhe do t’ju ndihmojë të humbni disa kile.