LAJME / E Mërkurë 10 Tetor 2018, 23:11

Nëse i keni këto shenja shumë shpejtë do të përjetoni sulm në zemër

Sëmundjet e zemrës mund të jenë edhe fatale për jetën.

Kjo është edhe arsyeja pse asnjëherë nuk duhet të neglizhojmë simptomat që mund të paraqesin sulm në zemër.

Është mjaft e rëndësishme që çdonjëra nga këto shenja që do të parashtrojmë më poshtë të marrin përkujdesjen e nevojshme nga ana e çdo pacienti që mund t?i përjetojë.

1. Shtrëngim në gjoks

Shtrëngimi në gjoks, është një nga shenjat më të shpeshta të sulmit në zemër. Edhe pse jo secila dhimbje mund të sjell këtë , shumë shpesh shenja të tilla sjellin sulmin në zemër, prandaj vizitoni mjekun.

2. Stresi

Shumë njerëz që kanë pasur sulm në zemër, kanë bërë me dije se pak ditë para se të ju ndodh kjo, kanë pasur shumë stres.

Në përgjithësi frika dhe stresi, janë vetëm disa nga shenjat që na sjellin në rrugën e sulmit të zemrës.

3. Të vjella dhe humbja e oreksit

Të vjella dhe humbja e oreksit mund të jenë edhe shenja të një virusi, apo diçka kaluese, por mund të jetë edhe shenjë për sulm në zemër. Sidomos nëse kjo ka zgjatur për disa ditë me radhë mund të jetë diçka më shumë sesa një virus.

4. Dhimbje të shpinës

Përveç dhimbjeve të barkut, gjoksit edhe dhimbja e krahëve në fillim mund të sjell sëmundje të zemrës. Mund të keni dhimbje në krah apo qafë. Nëse këto dhimbje janë të vazhdueshme atëherë ju këshillojmë të vizitoni mjekun.

5. Pulsi i shpejtë i zemrës

A ju ndodh të ndieni se e keni pulsin e zemrës shumë të shpejtë kur shtriheni apo jeni duke u relaksuar. Thjesht e ndieni shumë shpejtë duke rrahur, por nuk e dini pse. Këto simptoma mund të jenë flamur i kuq për sulmin në zemër.

6. Kollitja kronike

Kollitja kronike mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje tjetër, por edhe e sulmit në zemër. Nga kollitja e shpeshtë dhe kronike mund të vijë edhe ndonjë njollë e kuqe e gjakut dhe kjo nuk është e mirë. Pasi ta lexoni do ju ftoja ti benit "LIKE" dhe "Share" ne menyre qe ta lexojne dhe miqte tuaj.