Një 32-vjeçareje i erdhi aq shumë në majë të hundës me njerëzit që i thoshin që ?mbeti në derë?, sa një ditë vendosi të martohej me veten.p
Lulu Jemimah, studente e Oksfordit ishte lodhur gjatë gjithë jetës së saj nga leksionet që i kishin dhënë prindërit e saj mbi rëndësinë që ka krijimi i një familjeje në kohën e duhur.
Por, duke qenë se martesa ishte gjëja e fundit që i vinte ndër mend, ajo vendosi që t?ua mbyllë gojën të gjithëve duke u martuar, por me veten e saj.
Ajo mori një fustan të bardhë me qira, bëri ecjen tradicionale të dasmës dhe madje u dha një fjalim të ftuarve të saj duke shpjeguar mungesën e një dhëndri.
Gjithsesi, edhe pse më në fund u martua, Lulu pranon se prindërit e saj nga Uganda kanë mbetur të habitur nga vendimi i saj. Por, ajo shtoi gjithashtu tha se vendimi i saj tregonte përkushtimin e përsosur që ajo kishte ndaj vetes dhe studimeve të saja.
E gjithë ?dasma? e saj kushtoi vetëm dy dollarë, taksia që pagoi për të shkuar te vendi i dasmës, pasi ajo arriti t?i marrë mbrapsht të gjitha shpenzimet nga dhuratat që i bënë të ftuarit.