Vdes babai frymëzues, i la një letër të bijës që preku gjithë botën

135

Ky baba kurseu lekët e trajtimit të sëmundjes për të shpëtuar vajzën e tij, pavarësisht se luftoi vetë në një betejë të gjatë me tumorin. Tom, një babai frymëzues, 32 vjeç, ka rrëmbyer zemrat e gjithë botës ndërsa luftonte me sëmundjen e tij në mënyrë që të siguronte të ardhurat për shëndetin e vajzës që ajo të merrte kujdesin e nevojshëm mjekësor që mund t’i duhej. Tom vdiq dje pas një sëmundje 3 vjeçare dhe pasi mblodhi 3 milionë paund për të shpëtuar vajzën e tij nga kanceri.

Pasi i mbijetoi sëmundjes dy herë, Kelly, 6 vjeçare ka nevojë për trajtim në SHBA pasi ka gjasa që sëmundja t’i rikthehet. Por pasi arriti nëpërmjet donacioneve të grumbullojë këtë shumë, Tom i la asaj edhe një tjetër pasuri atërore. Një letër me këshilla. Kjo letër u publikua nga Mirror një vit më parë dhe preku zemrat e gjithë botës.

Letra

Më vjen keq që nuk do të shoh teksa rritesh ashtu siç do doja. Të lutem mos fajëso njerëzit apo botën për këtë. Sa do doja të gjeja fjalët që të të bënin të ndjeheshe mirë. Sa do doja mos kisha sëmundjen e kancerit dhe ti mos më shikoje në dhimbje siç ndodh shpesh tani.

Shumë nga baballarët e vajzat kanë dekada të tëra për të biseduar rreth tryezës së kuzhinës, për të ngrohur duart e tyre në një filxhan kafeje, teksa babai jep këshilla dhe vajza rrotullon sytë…Ne nuk e kemi atë kohë.

Unë nuk do jem në gjendje të të shoqëroj ty në ditën e parë të shkollës, të të rri afër kur të të dhembë zemra, kur të gëzosh apo kur të diplomohesh.

Por ndërsa jam ende këtu, mendova të të jap disa këshilla “njëherë e mirë”. Shpresoj që këto të të japin ty sadopak ngushëllim.

Martesa

Shpesh e kam ëndërruar dasmën tënde dhe imagjinoja veten në lot teksa të çoja drejt altarit. Nuk do jem në gjendje ta bëj këtë, Kelli. Me fal zemër!

Por do të shikoj çdo ditë, krenar e i lumtur që ti ke gjetur një njeri të veçantë që kujdeset për ty dhe të do.

Pyes veten nëse do luhet ajo “kënga e familjes” që është në fakt “I’ll be there” e Jackson 5. Kjo do të thoshte shumë për mua dhe vëllain tim dhe e di që do të thotë edhe për ty. Unë do jem në dasmën tënde…me shpirt.

Mami

Ti dhe mami do ziheni shpesh herë, sidomos në kohën tënde të adoleshencës. Të lutem mbaj mend që ajo të do ty dhe do më të mirën për ty. Jepi mamit një përqafim kur ajo të ndjehet keq dhe ndihmojeni njëra tjetrën në momente të vështira kur unë mos jem më.

Kur je adoleshent mendon se miqtë e tu kanë të drejtë dhe mami yt jo. Por asaj i duhet të marrë vendime të vështira për ty më shumë se sa ndonjë nga miqtë e tu që në fakt nuk e di a do jetë i interesuar ta bëjë. Trajtoje mamin mirë.

Familja

Asgjë nuk është më e rëndësishme se familja dhe vlerat që ajo na përcjell. Asgjë.

Miqtë

Trajtoji njerëzit ashtu si ata të trajtojnë ty. Ji e mirë me cilindo që të ndihmon ty, gjithmonë. Të shash është e tmerrshme, asnjëherë s’bëhesh dikush.

Shkolla

Shumëkush do të të thotë se është virus të studiosh fort në shkollë. Shpresoj të bësh më të mirën tënde. Unë isha shumë mirë në shkollë po a më bëri kjo më të mirë në jetë? Jo në fakt. Të mësosh në shkollë është e rëndësishme por sigurohu të argëtohesh gjithashtu.

Karriera

Ti ishe vetëm 2 vjeçe kur më the se doje të bëheshe një “austronaute princeshë” kështu që do vishje fustane të bukura e do zbuloje planete. Ti ndoshta s’e ke kuptuar që ajo nuk është e mundur. Por shumë gjëra të tjera janë të mundura për ty. Bëj atë çfarë të bën të ndjehesh e lumtur dhe shijoje. Nëse vepron kështu, jeta papritur bëhet shumë, shumë e lehtë.

Mëso të ngasësh makinën

Shumica e baballarëve i mësojnë vajzat e tyre të ngasin makinën dhe shpesh dështojnë gjatë procesit.

Sigurohu që të mësosh të ngasësh makinën sa më shpejt të mundesh, kjo do hapë botën për ty. Gjithashtu sigurohu që mami mos të të mësojë si ta ngasësh (shaka kjo).

Udhëto nëpër botë

Është një klishe të thuash që të hap mendjen por është e vërtetë. Shiko sa më shumë që të mundesh nga bota. Por asnjëherë mbi një motorr. Është shumë e rrezikshme.

Ji e lumtur

Ti asnjëherë nuk qesh 50%, ti qesh 100%. E qeshura të ngre lart kur trupi yt është keq “i infektuar”. Shpresoj që kurrë mos ta humbasësh këtë.

Nuk ka kuptim të të kërkoj mos jesh e mërzitur kur unë të shkoj. E di që do jesh, princeshë. Dhe do doja të hidhja krahët rreth teje, të të mbështillja fort e ti të buzëqeshje përsëri. E mban mend atë arushin që të solla nga një qendër bamirësie? Ti më the se do e mbaje gjithmonë me vete sa herë të të merrte malli. Është ide e shkëlqyer. Sa herë të ndjehesh keq, përdor atë si forcë për të ecur para.

Ose mërzitu por ti e di se kë nga të dyja shpresoj të zgjedhësh.

Ji bamirëse

Kujto moton tënde në jetë

Provo gjithmonë. E mban mend, njëherë të kam thënë “të heqësh dorë, të bën dështake”. Kelli, mos u dorëzo asnjëherë.

Beso në vetvete

Në jetë shumë njerëz do të të thonë se nuk e bën këtë apo atë. Ti vër në punë mendjen. A mundesh? A do ta bësh? Sfida të mëdha, përfshirë rreziqet, të bëjnë të bësh zgjedhje më të zgjuara.

Dhe në fund…

Faleminderit që je Kelly. Të të kisha ty vajzë është gjëja më e mrekullueshme në jetën time. Faleminderit që më mësove më shumë për dashurinë dhe lumturinë, më shumë se kushdo tjetër. Shijoje jetën tënde! Mos e ço dëm. Unë do të të pres.

E gjithë dashuria ime, gjithmonë shkon për ty princeshë…

Babi”.