LAJME / E Martë 9 Tetor 2018, 23:11

Ushtari kurrë nuk e harroi vogëlushin e luftës, 24 vjet më vonë e gjeti atë në Facebook

Justin Frye kurrë nuk deshi të shkonte në luftë. Me kombësi kanadeze, ai hyri në ushtrinë e vendit të tij vetëm për shkak se ishte qytetar patriot. Lufta nuk ka qenë asnjëherë prioritet i tij.

Atij kurrë nuk i kishte pëlqyer ideja që të luftonte dhe të mbyste njerëz të tjerë. Por për fat të keq, lufta erdhi për Frye.

Në vitin 1991, pas eskalimit të tensioneve në Bosnjë, ai u dërgua në pikë të luftës.

Frye u dërgua për të kontribuar në përpjekjet e vendit të tij për ta përkrahur SHBA-në, dhe kaloi kohën atje duke jetuar me bashkëluftëtarët e tij në një fshat

Për fat të mirë, Frye nuk vendosej shpesh në frontin e luftës.

Detyrat e Frye nuk ishin të këqija.

Duke e bërë punën e tij të përditshme, një djalë i ri gjithmonë vinte për ta parë atë.

?Sa herë që e siguronim zonën e aterimit, një djalë i vogël vinte të na shihte?, kujton Frye në postimin e tij në Facebook. ?Shpejt u bëra shok me të ? emri i tij është Amir?. Me Amirin që e vizitonte shpesh, gjuhët e ndryshme që ata i flisnin kurrë nuk ndikuan në miqësinë e tyre.

Frye filloi ta donte shumë këtë djalë, kështu që nisi të shoqërohej më shumë me të.

?Më kujtohet sa i pikëlluar ndjehesha që ai duhej ta përjetonte këtë luftë? dhe njerëzit që po luftonin për gjërat më themelore të jetës dhe gjërat më të vogla?, shpjegoi Frye. ?Fillova t?i sillja sheqerka Amirit.

Amiri nuk fliste anglisht por gëzimi shihej qartë nga buzëqeshja e tij?, thotë ai. Kur kohës së shërbimit në Bosnjë i erdhi fundi, Frye u lejua të kthehej në shtëpi. Duke i paketuar gjërat e tij, ai i tha lamtumirë Amirit, kureshtar nëse rrugët e tyre të jetës do të kryqëzoheshin përsëri në të ardhmen.

?Përgjatë viteve, mendoja për Bosnjën?, shpjegoi Frye. ?Mendoj se të gjithë ata që shërbyen atje, mendojnë për të. Shpesh mendoj për Amirin dhe them nëse ia ka dalë pas luftës?.

Frye vazhdon të thotë në postimin e tij në Facebook se kohët e fundit vendosi të përkushtohej dhe të zbulonte se çfarë ndodhi me mikun e tij të vogël. Duke kërkuar, ai gjeti motrën e Amirit, e cila po jetonte ende në Bosnjë. Motra ia dha Fryes informatat rreth Amirit. Ai i kishte mbijetuar luftës dhe madje ishte aktiv edhe në rrjetet sociale.

Frye e gjeti shpejt atë dhe u gëzua shumë kur mori përgjigje nga ai.

?Janë bërë plot 24 vjet!?, tha Frye. ?Ne biseduam për herë të parë sot ? ndjeva kënaqësi dhe plot gëzim?, tha ai.

Duke përshkruar historinë e tij, Frye tha se do të vazhdojë miqësinë e tij me vogëlushin që takoi në Bosnjë, i cili tani jeton në Suedi. ?Nëna e Amirit më falënderoi për kujdesin. Jam shumë i lumtur që shtova mikun tim më të ri Amir Bajramoviç në Facebook sot?, tha ai.