LAJME / E Martë 9 Tetor 2018, 21:09

Përse në çdo vend kafja shërbehet me një gotë ujë?

Në Shqipëri kafja është ndër pijet më të preferuara, ndërsa kafenetë e çdo qyteti janë të mbushura me të rinj e të reja të cilët edhe në motin e nxehtë veror nuk hezitojnë të porosisin pije që përmbajnë kafeinë.

Mirëpo, me siguri e keni vërejtur diçka interesante që në pjesën më të madhe, kur keni porositur kafe: kamerieri gjithmonë porosisë suaj ia bashkëngjit edhe një gotë me ujë.

Por, a e dini pse ndodhë kjo?

Në fakt, përgjigja për këtë është shkencore.

Kafeina është diuretik, që do të thotë se e rritë shpeshtësinë se sa urinoni dhe me këtë gjë trupi humb lëngje trupore me një ritëm të shpejtë.

Prandaj njerëzit zakonisht konsumojnë ujë bashkë me kafe për ta kompensuar sasinë e ujit që humbet përmes urinimit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, duke mos konsumuar ujë gjatë kohës kur konsumoni kafe ju e rritni rrezikun për t?u dehidratuar.

Normalisht secili njeri ka nivele të ndryshme të tolerancës, prandaj për disa njerëz është e nevojshme ta konsumojnë atë gotë me ujë e për disa tjerë jo.