I tha se “Djali po luan me ilaçe,!”, Ajo harroi tja hiqte nga duart, ajo qe i ndodhi i shokoi te gjithe

445
Foto Ilustruese www.thenieperjeten.info

Një çifti i lindi një djalë pas 11 vitesh martesë. Ata ishin një çift i dashur dhe djali ishte drita e syrit të tyre.

Foto Ilustruese www.thenieperjeten.info

Një mëngjes, kur djali ishte gati 2 vjeç, burri pa një shishe farmaceutike të hapur. Ai ishte vonë për punë dhe i kërkoi gruas ta mbyllte dhe ta vendoste në bufe.

Nëna, e zënë në kuzhinë, e harroi këtë.

Djali e pa shishen dhe me entuziazëm shkoi drejt saj, i mahnitur me ngjyrën i kaloi poshtë të gjitha pilulat në të.

Ndodhi që ishte një ilaç me efekte të rënda, që u jepej të rriturve me doza të vogla. Kur fëmija ra përtokë, mamaja nxitoi për ta çuar në spital, përpara se i ati të mbërrinte në spital, fëmija ndërroi jetë.

Mamaja kish mbetur e mpirë, nuk i besohej kurrsesi që kish humbur djalin, i dukej sikur ndodhej në një gjendje të ëndërrt, sikur pikë gjaku nuk gjendej në trupin e saj; ajo ishte e traumatizuar.

Si do t’i dilte përpara bashkëshortit? Kur babai i shpërqëndruar erdhi duke mbajtur frymën në spital dhe pa fëmijën e pajetë, ai hodhi sytë nga gruaja e tij dhe i tha:

“Të dua e dashura ime.”

Reagimi totalisht i papritur i burrit ishte një sjellje proaktive, percjell thenieperjeten.info

Fëmija kish ndërruar jetë. Ai nuk do të kthehej dot kurrë në jetë. Nuk ka kuptim të fajësosh nënën. Pastaj, nëse ai do të kishte patur kohë ta hiqte shishen, kjo nuk do të kishte ndodhur.

Nuk ka kuptim t’i drejtojmë gishtin e të gjejmë dikë për t’i vënë fajin.

Edhe ajo kishte humbur fëmijën e saj. Ajo çfarë vërtetë me aq dëshpërim donte nga bashkëshorti në atë moment ishte ngushëllim dhe mbështetje, shkruan thenieperjeten.info

Këtë i dha ai.

1. Ndonjëherë ne e kalojmë kohën duke pyetur se kush është përgjegjës ose kush duhet fajësuar, qoftë edhe në një lidhje, në punë ose dhe me njerëzit që njohim dhe e anashkalojmë ngrohtësinë e raporteve njerëzore që mund të marrim duke mbështetur njëri-tjetrin.

2. Në fund të fundit, a nuk duhet të falim dikë që duam me që është gjëja më e rëndësishme në botë? Vlerësoje atë që ke. Mos e shumëfisho dhimbjen, mllefin dhe vuajtjen duke e nxjerrë fjalën e rëndë.

3. Të thuash fjalën e rëndë është njësoj si të këpusësh frutin e papjekur… ndalo një moment para se ta thuash, duroje, dhe ka për t’u ëmbëlsuar vetë brenda teje ashtu si fruti ëmbëlsohet në pemë.

4. Lëre lakminë, xhelozinë, egoizmin, pamundësinë për të falur, dhe frikën dhe do të zbulosh gjëra që nuk janë aq të vështira sa mendon.

Nëse të gjithë do ta shikonin jetën në këtë perspektivë, do të kishte shumë më pak probleme, dhe shumë më tepër ngrohtësi njerëzore mes nesh. Pasi ta lexoni do ju ftoja ti benit “Like” dhe “Share” ne menyre qe ta lexojne dhe miqte tuaj.