LAJME / E Hënë 8 Tetor 2018, 10:10

Humbi 50 kg brenda tetë muajsh pasi i thanë se ‘trashësia’ po ia mbyste foshnjën në bark

Peshë më e madhe i ishte shtuar gjatë kohës kur ishte shtatzënë.

Në fillim të këtij procesi mjekët e kishin alarmuar që të binte në peshë pasi që nuk kishin arritur të dëgjonin të rrahurat e foshnjës për shkak të shtresave të dhjamit.

E menjëherë pas lindjes së djalit, e vendosur të ndërrojë krejtësisht kahjen e jetës së saj, ajo humbi plotë 50 kg brenda tetë muajsh.

Gjatë kohës kur ajo ishte duke e ushqyer fëmijën me gji detyrohej të hante shujta me shumë karbohidrate të cilat po ia shtonin peshën çdo ditë e më shumë.

Por pasi e kishte përfunduar procesin e të ushqyerit me gji, ajo i është përkushtuar më trupit të saj.