LAJME / E Diel 7 Tetor 2018, 08:08

Polici zhveshi uniformën dhe pulovrën, për të mbështjellë beben e braktisur

Wu Yu nga Yunnan i Kinës, po konsiderohet si hero, pasi hoqi një pjesë të veshjeve, për ta mbajtur ngrohtë një bebe të braktisur. I porsalindur ishte lënë i zhveshur në park, ndërsa qante dhe dridhej, teksa buzët i ishin nxirë nga të ftohtit.

Meqenëse uniforma nuk bënte punë, Yu hoqi edhe pulovrën për ta mbështjellë dhe derisa e mbante në krah, ia përqafonte duart për ta ngrohur.

Derisa fëmija është dërguar në spital dhe ka gjendje të mirë shëndetësore, forcat e rendit po bëjnë hetime për t?ia gjetur prindërit.