LAJME / E Diel 7 Tetor 2018, 23:11

Nëna: Nëse do t’ia jepja vetëm një shishe qumësht, djali do të ishte gjallë

Një nënë, bebja e së cilës vdiq pasi e ushqeu me gji, ka alarmuar nënat e tjera që të mos përsëritet një gjë e tillë.

?Kam dashur gjithmonë ta shpërndajë me të tjerët se çfarë më ka ndodhur, por jam frikësuar nga paragjykimet?, thotë Jillian Johnson, djali i të cilës tani do të ishte pesë vjeçar.

Djali i saj, Landon, ishte gjithmonë i uritur dhe nëna duhej ta ushqente vazhdimisht me gji.

?Landon qante dhe vetëm qante. Gjatë gjithë kohës, edhe kur ishte në gji. Kur e pyeta infermierën, më tha se është për shkak të kohës së ushqyerjes?, ka shpjeguar nëna.

Por në fakt nuk kishte të bënte me procesin e ushqyerjes, por me vet ushqyerjen pasi qumështi i gjirit të nënës nuk ishte ushqyes për Landonin.

Ai ishte i uritur për vdekje gjatë gjithë kohës.

Nëna ishte diagnostifikuar me një sindromë, e cila bënë që qumështi t?i humbë vetitë ushqyese.

?U kthyem në shtëpi duke mos ditur fare se pas 12 orësh, Landon do të pësonte arrest kardiak i shkaktuar nga dehidrimi?, ka rrëfyer Johnson.

?Askush nuk është i shqetësuar për edukimin e nënave për t?i parandaluar këto probleme?, ka deklaruar mjeku Christie Castillo-Hegyi.