Ka krijuar një lëng “magjik”, mjekja popullore pretendon se mund të shërojë kancerin

430

Një grua që ka krijuar lëngun që, sipas saj, shëron kancerin është vënë në kërkim nga Komisioni Federal i Tregtisë.

Jillian Epperly ka krijuar një lëng prej lakre të kultivuar të cilin e ka quajtur ‘Jilly Juice’ dhe pretendon se me anë të tij mund të kurojë kancerin dhe të ri rrisë gjymtyrët e dëmtuar.

Jillian shet librat e saj, që përmbajnë receta për një krijim (ajo e quan atë protokoll) të lakrës së fermentuar, kripërave të detit dhe përbërës të tjerë të athët, në faqen e saj.

Por, si duket çdo gjë i ka shkuar ters pasi një nga ndjekësit e saj që po ndiqte “protokollin” humbi jetën.

Tani, familja e pacientit, i cili ishte në stadin e katërt të kancerit të pankreasit, e akuzon Jillian se lëngu i saj i përshpejtoi vdekjen të afërmit të tyre.

Sipas vajzës së tij, Wilmot ndërroi jetë vetëm një muaj pasi kishte nisur konsumimin e Jilly Juice.

Jillian Epperly është detyruar nga Komisioni Federal i Tregtisë që t’u kthejë paratë familjeve të dëmtuara.