Ja dita kur ndryshon ora këtë Tetor, duhet të jeni të përgatitur, mund të jetë e fundit

618

Kur rikthehet ora diellore 2018? Dita e kthimit në orën diellore po afrohet. Në natën e së dielës, 28 tetor, në tre të mëngjesit, akrepat do të kthehen 1 orë pas: Ditët janë më të shkurtra, deri më 21 dhjetor, dita e solsticit të dimrit.

Deri më 31 mars 2019 do të jetë e mundur të kthehen në kohën e verës dhe akrepat të lëvizin me një orë përpara. Kjo mund të jetë hera e fundit, pasi Bashkimi Evropian po vendos për heqjen e kohës verore të verës.

Ora diellore do të mund të dominojë pothuajse të gjitha vendet e BE-se.

Lëvizja e fundit e akrepave do të ndodhë të dielën, 31 mars, 2019. Më pas, Shtetet Anëtare që dëshirojnë orë të përhershme dimërore mund të bëjë një tjetër lëvizje të akeprave të dielën e 27 tetorit, 2019. Pas kësaj datë nuk do të jetë më e mundur për të bërë ndryshime sezonale të kohës.

Lidhur me këtë temë, një debat i konsiderueshëm po zhvillohet, veçanërisht në vendet e Veriut (Gjermani, Poloni, Suedi, Lituani, Estoni), të favorshme për më shumë orë errësire.