LAJME / E Diel 7 Tetor 2018, 20:08

Ishte shumë pranë vdekjes, humbi të fejuarin para syve, pas 41 ditësh në oqean i ndodh mrekullia!

Një kompani kinematografike ka akorduar një fond me nje shifer stratosferike për të realizuar nje film i ili do te bazohet mbi nje histori reale, qe e ka përjetuar Tami Oldham Ashcraft dhe i fejuari i saj, që për fat të keq nuk ia doli të mbijetojë.

Tami është një vajzë 24-vjeçare, e cila për fatin e keq dhe të mirë njëkohësisht, përjetoi disa skena të njëjta me ato të ngjarjes së rëndë të mbytjes së Titanikut.

Së bashku me ish të fejuarin e saj, ajo mori një jaht rreth 60 metër të gjatë dhe vendosën të kalojnë oqeanin Paqësor, nga Tahiti në San Diego, një distancë prej më shumë se 6000 kilometrash.

Gjithsesi aventura e tyre nuk shkoi ashtu si e kishin menduar, pasi një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe dallgë që arrinin 15 metra lartësi, bëri që udhëtimi i tyre të shndërrohej në një aventurë të rrezikshme.

I fejuari i Tamit, Richard Sharp bëri përpjekje të shumta deri në vetë flijim, për të shpëtuar të dashurën e tij, që gjithashtu rrezikoi jetën më pas, kur mbeti e vetme.

Asaj iu desh të mbijetonte për 41 ditë me stuhitë dhe dallgët e larta, derisa një ekip shpëtimi pikasi yahtin dhe e nxorri në breg.

?Isha shumë pranë vdekjes, por gjeja forcë për të mbijetuar, pasi gjithmonë më fliste zëri i të fejuarit tim dhe më thoshte: Unë u sakrifikova për ty, ndaj ti duhet të mbijetosh?, tregoi 23-vjeçaria.