LAJME / E Diel 7 Tetor 2018, 20:08

Familja vendos të fikë aparaturat që e mbajnë në jetë, djali zgjohet nga vdekja

Quhet Trenton McKinley dhe i ka sfiduar të gjithë!

13-vjeçari u plagos rëndë në një aksident automobilistik duke pësuar 7 fraktura në kafkë gjë që i shkaktoi traumë në tru.

Që nga muaji mars Trenton mbahej gjallë me aparatura dhe kur mjekët para pak ditësh njoftuan se truri i tij kishte vdekur, prindërit e 13-vjeçarit morën vendimin e vështirë për t?ia hequr aparaturat.

Përveç kësaj doktorët u sugjeruan prindërve që organet e Trenton ishin të përshtatshme për 5 fëmijë të tjerë që kishin nevoja për transplant dhe prindërit ranë dakord me propozimin e tyre për dhurimin e organeve.

Vetëm një ditë pasi ishte vendosur që 13-vjeçarit t?i hiqeshin tubat që e mbanin në jetë, Trenton dha shenja ndërgjegjësimi.

Jennifer Reindl, nëna e Trenton, rrëfen se i biri iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale në kafkë, ndërsa veshkat nuk i funksionon që pas një arresti kardiak.

Por tashmë me Trenton ka ndodhur mrekullia, ai po përmirësohet edhe pse me një proces të ngadaltë.