Zbuloni nëse jeni një prej tyre.
Binjakët
Dielli po derdh shumë energji në shtëpinë tuaj të pestë të argëtimit, romancës dhe kreativiteti këtë muaj. Do të jeni zjarr, binjakë të dashur. Le ta pranojmë, flirtimi është mënyra juaj e preferuar për të kaluar kohën e lirë dhe askush nuk mund t?i rezistojë shkëlqimit të syve tuaj. Hanë e re e 8 Tetorit në Peshore d o të ndriçojë atë fushë të jetës suaj të lidhur me kreativitetin duke u dhënë hov fillimeve të reja plot ngjyra. Kush e di, ndoshta do të takoni dikë të veçantë këtë muaj. Çdo gjë është e mundur për sa kohë shtëpia e pestë është e përfshirë. Për sa i përket dashurisë, pozicioni retrogradë i Venusit më 5 tetor në shtëpinë e gjashtë të shëndetit dhe rutinës së përditshme, do t?ju përballë me një praktikë të re pune. Në çdo rast, energjia retrogradë është ideale për punën në prapaskenë, kështu që kapeni!
Peshorja
Ky do të jetë me siguri muaji juaj Peshore. Keni Diellin në shtëpinë tuaj të parë, gjithçka që lidhet me pamjen tuaj të jashtme dhe identitetin tuaj do të jenë në plan të parë gjatë kësaj periudhe. Në fund të fundit, askush nuk e pëlqen bukurinë dhe hijeshinë më shumë se ju, Peshore. Planeti juaj dominant është tërhequr më 5 tetor në shtëpinë tuaj të dytë të financave dhe vetëbesimit. Venusi dëshiron që të rivlerësoni vetëbesimin tuaj dhe të kujdeseni për zakonet tuaja të mira gjatë këtij cikli retro. Planeti i dashurisë rikthehet në shenjën tuaj në fund të muajit dhe deri atëherë, do të keni një gjykim të mirë për gjërat që ia vlejnë. Nuk ka asgjë për t?u ndrojtur, përkundrazi. Kjo periudhë retrogradë do t?ju sjellë një mbyllje që duhej bërë, ndoshta dhe para shtesë.
Ujori
Jeni të apasionuar pas udhëtimeve? Me diellin që kalon në shtëpinë tuaj të nëntë të udhëtimeve, dijeve të reja dhe vendeve të huaja, do të jeni të ngacmuar nga dëshira për të qenë më spontanë se kurrë. Po zgjeron horizontet tuaja dhe ka shumë gjasa të nisni një kurs apo praktikë për diçka që doni të mësoni. Ndërkohë, Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë, po kënaq shtëpinë tuaj të dhjetë të karrierës dhe destinacioneve të reja nëpër botë. Pra, gjatë kësaj periudhe jeni më tërheqës për të tjerët. Megjithatë, sigurohuni t?i merrni gjërat ngadalë pas datës 5 tetor, kur Venusi të jetë retrogradë. Përsëri, nuk ka asgjë për t?u frikësuar. Papritur mund t?ju shfaqen një ose dy hije në marrëdhëniet profesionale.